“Me strategji dhe dashuri”/ Shpëtim Gjika tregon si shembull Flamurtarin e tij: Ia dilet edhe nga zero

Flamurtari ka prekur fundin këtë sezon, teksa mbijetesa duket një mision i pamundur dhe objektivi i vetëm është ai për të lënë pas Luftëtarin në renditje. Një keqardhje e madhe vjen nga të gjithë për këtë fakt, pasi një klub si Flamurtari mbart me vete një histori të madhe të futbollit shqiptar. Por zgjidhjen e daljes nga kriza e ka Shpëtim Gjika. Ky i fundit ka treguar edhe strategjinë e tij në kohën kur Bashkia e Vlorës mori në pronësi klubin në vitin 2004, kohë kur sipas tij kishte një projekt që sado e vështirë ishte nisja, rezultatet do të vinin dhe të do të ishin të prekshme.

Kështu mjaftuan dy vite që skuadra të rikthehej në lartësinë e duhur dhe për të mbërritur deri këtu u ndoqën një sërë hapash. Emërimi në poste drejtuese i figurave të duhura ishte një nga çelësat e suksesit. Gjithashtu Gjika shpjegon se strategjia e tyre në atë kohë ka qenë mëse e saktë dhe bazohej në 4 faza kryesore, të cilat ishin:

1.Rindërtimin e klubit Flamurtari dhe përmirësimin e infrastruktures.

2.Modernizimin e institucionit, infrastruktuëes dhe akademisë.

3.Synimin e cilësisë dhe titujve apo pjesëmarrjes në aktivitetet ndërkombëtare.

4.Përgatitja ligjore për privatizimin e klubit Flamurtari./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online