Zyrtare/ Pak orë para ndeshjes me Dinamon, Kukësi zyrtarizon afrimin e Vasil Shkurtajt

Kur mbeten pak orë nga ndeshja me Dinamon, Kukësi ka zyrtarizuar afrimin më të ri.  Bëhet fjalë për Vasil Shkurtajn që është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, duke veshur sërish fanellën e verilindorëve.

Kështu pritet që të zgjidhet edhe problemi i sulmit të Longos. Ndërkohë për ta afruar Shkurtajn ishte në garë edhe Partizani me Vllazninë, por nuk do të gjendej akordi me lojtarin që pranoi Kukësin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *