Zyrtare/ Olsi Teqja firmos me skuadrën e re, lojtari shqiptar prezantohet në Francë

Olsi Teqja është prezantuar në radhët e ekipit të tij të ri. Lojtari shqiptar ka lënë Beauvais-në dhe ka firmosur për klubin Chambly. 33-vjeçari mbetet përsëri në Francë dhe sezonin e ri do të luajë në ligën e katërt të futbollit francez.

“Olsi Teqja rekruti i pesëmbëdhjetë i FCCO-së. Grupit që do të rifillojë nesër stërvitjen do t’i shtohet një fytyrë e re. Olsi Teqja (33 vjeç) është me të vërtetë rekrutuesi i 15-të i FC Chambly-Oise. Qendërmbrojtësi shqiptar bën udhëtimin e shkurtër mes Beauvais dhe Chambly.

Pas një karriere në disa klube D1 (Divizioni i Parë) në vendin e tij, Olsi Teqja iu bashkua ASBO-së në vitin 2020 dhe luajti 27 nga 30 ndeshjet në N2 (National 2) sezonin e kaluar me klubin e Prefekturës. Mirësevini në Chambly, Olsi“, njofton klubi Chambly përmes faqes zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online