Klubi i Dinamos plotëson dëshirën e tifozëve, dinamovitët kthehen në identitet me ndryshimin e bërë: I qendrojmë besnikë traditës

Sezoni i shkuar nisi me investime të mëdha të Dinamos, ku nuk munguan as ato në imazhin e klubit. Drejtuesët ndryshuan logon një vit më parë, duke ngjallur pakënaqësi te tifozët. Këta të fundit kanë kërkuar vazhdimisht logon origjinale të klubit të tyre të zemrës. Një dëshirë kjo që është përmbushur ditën e sotme nga Dinamo.

“Nëndetësja blu” është rikthyer në identitet, teksa ka vendosur sërish logon fillestare në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale. “I qendrojmë besnikë traditës”, ishte mesazhi i shkruar në foton e kopertinës së faqes zyrtare në “Facebook” të Dinamos, ku gjithashtu gjendet edhe stema me të cilin blutë e kryeqytetit janë identifikuar përgjatë historisë së klubit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online