Zyrtare/ Odise Roshi prezantohet në Hungari, “raketa” largohet nga acari i Rusisë

Odise Roshi ka firmosur me ekipin e DVTK dhe është prezantuar në skuadrën e re. Futbollisti i Kombëtares do të jetë pjesë e elitës së futbollit në Hungari, atje ku ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë.

Si një huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje, Roshi e ka mbyllur në këtë mënyrë aventurën në acarin e Rusisë. Shpeshherë duke “ngrirë” në stol dhe pa iu dhënë hapësira e nevojshme për të shpalosur aftësitë e tij.

Ky kalim pritet që t’i jap më shumë mundësi Roshit për të treguar vlerat dhe njëkohësisht që të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, për t’u parë si një zgjidhje për 90 minutat e plota dhe jo si një alternativë nga stoli. /Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DVTK (@dvtkinstagram)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *