“Kemi prishur shumë plane”, Gurishta i dërgon presionin ndjekësve: Superiorja kurrë më parë si këtë herë me tifozë

Kapiteni i Vllaznisë, Gurishta, ka komentuar renditjen aktuale të kampionatit shqiptar. I ftuar në “Report TV”, futbollisti i shkodranëve ia ka dërguar presionin ndjekësve të Vllaznisë. Kjo pasi flitet për ekipe që e kanë shpallur qysh në fillim objektivin për të dalë kampion, ndërsa ekipi i Brdariç është surpriza e këtij sezoni.

“Tek ekipi jonë nuk ka aspak presion jemi të qetë. Presioni duhet të jetë tek ekipet kundërshtare që janë poshtë nesh, sepse ata kanë patur objektiva madhorë dhe nuk e kanë menduar ecurinë tonë kaq të mirë. Besoj se mund të kemi prishur shumë plane. 6 pikë para nuk janë as pak as shumë, por na japin një qetësi për të vazhduar në këtë rrugë”, tha Gurishta.

Kur flitet për tifozët, Gurishta është shprehur se nëse do të lejoheshin do të krijohej atmosfera që nuk është parë kurrë më herët në Superiore. “Me tifozët në stadium në këtë momente, me këtë ecuri të mirë që po tregojmë, me lojrat e mira dhe me pikët që kemi do të ishte një atsmoferë që në kampionatin shqiptar nuk është parë asnjëherë. Gjithsesi shpresoj që të jetë shumë e afërt dita që do happen stadiumet, pasi çdo ekip ka nevojë për tifozët e vet”, tha kapiteni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online