Zyrtare/ Nuk ka më vend për pritje dhe reagime të tjera, fiksohet data për rifillimin e Superiores dhe futbollit në Shqipëri

Nuk ka më vend për pritje dhe reagime të tjera zyrtare, pasi ka ardhur konfirmimi nga ana e Qeverisë. Në një dalje të fundit është Ministrja e Shëndetsisë, Manastirliu ajo që ka fiksuar datën për rifillimin e futbollit në Shqipëri.

Duke filluar që nga data 1 qershor do të lejohen aktivitetet sportive, por pa praninë e tifozëve. Ndërkohë FSHF dhe klubet sportive kishin caktuar datën 3 qershor për vazhdimin e kampionateve, ku një tjetër refuzim, do të sillte vendosjen e fateve të sezonit në tavolinë.

Por fatmirësisht një gjë e tillë nuk do të ndodhi dhe gjithçka do të përfundojë atje ku edhe nisi, në fushën e blertë. Pra nëpërmjet vendimit të fundit ku Manastirliu ka saktësuar se mund të nisin kampionatet sportive që në datën e parë të muajit qershor, atëherë nuk ka më asnjë pengesë për zbatimin e planit të FSHF në mbledhjen që u organizua me ekipet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online