Nuk ka më dilema. Kukësi zyrtarizon trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Skënder Gega do të jetë pasardhësi i Orges Shehit në stolin verilindor. 57-vjeçari ka bindur me aftësitë e tij drejtuese, teksa sezonin e shkuar solli pas 26 vitesh titullin kampion në shtëpinë e Partizanit.
Një sukses i tillë kërkohet me ngulm edhe nga Kukësi, për këtë arsye Safet Gjici beson se Gega mund të jetë i duhuri për të plotësuar objektivin e skuadrës verilindore. Lajmin e zyrtartizimit e bën të ditur vetë klubi përmes faqes së vetë zyrtare, ku zbulon se prezantimi do të kryhet ditën e hënë në orën 11:00 në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/