Nuk ka humbur asnjë moment Serie A, Thomas Strakosha lojtari me më tepër minuta në elitën e Italisë

Thomas Strakosha ka nuk ka humbur asnjë moment nga ky sezon i Serie A me Lazion e tij. Gardiani shqiptar, i cili është pranë arritjes së 40 ndeshjeve pa pësuar gol në Itali, është lojtari që ka luajtur për më tepër minuta këtë sezon në elitën italiane.

Plot 3330 minuta i takojnë futbollistit shqiptar, që gjendet në majën e renditjes në këtë aspekt, së bashku me portierin Musso të Udinezes. Strakosha numëron 37 përballje të zhvilluara me fanellën e Lazios deri më tani dhe nuk ka pushuar në asnjë moment. 90 minuta të plota çdo ndeshje janë rezervuar për portierin kuqezi, që ka qenë i pazëvendësueshëm dhe mjaft thelbësor në këtë sezon për klubin Italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online