Zyrtare/ Nuk e provoi asnjëherë shijen e golit, klubi rus ndan rrugët me Bekim Balajn: Koha për të ndryshuar diçka

Rikthimi në Rusi nuk ka shkuar ashtu siç Balaj do ta kishte imagjinuar. Sulmuesi shqiptar zhgënjeu në radhët e Nizhni Novgorodit, ku në 15 paraqitje në fushën e lojës nuk arriti të provonte për asnjëherë të vetme shijen e golit. Statistikat nuk flasin aspak mirë për të, prandaj klubi rus vendosi të ndajë rrugët me Balaj, duke e zyrtarizuar largimin përmes faqes së vetë zyrtare. Lojtari shkodran ka dhënë një prononcim të shkurtët për Nizhni Novgorodin, ku shprehet se tashmë është koha për të ndryshuar diçka në karrierën e tij.

“Isha i lumtur që u ktheva në Rusi për të provuar sërish forcën time në kampionatin rus. Kemi një ekip të mirë dhe kemi luf.tuar në çdo ndeshje. Sigurisht, doja që gjërat të shkonin ndryshe. U shfaqa në çdo ndeshje, por ky është futbolli… Ndoshta është koha për të ndryshuar diçka. Dua t’u uroj djemve fat dhe t’i mbajnë FC Nizhni Novgorodit një vend në Premier League. Dhe tifozët mund ta mbështesin gjithmonë ekipin”, kanë qenë fjalët e Bekim Balajt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online