Zyrtare/ Nuk arriti të mbante mbi supe peshën e sulmit, Teuta i ndërpret kontratën lojtarit pas disa muajve

Teuta ka nisur të bëjë ndryshime në skuadër në këtë merkato të janarit. Kampionët në fuqi të Superiores kanë njoftuar largimin e dy lojtarëve mbrëmjen e sotme. Klubi durrsak ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook“ se ka mbyllur bashkëpunimin me Bobi Celeskin dhe me Pepi Gorgievin.

Kyi fundit është afruar në skuadër në verë, por nuk i përmbushi pritshmëritë që klubi kishte. Gorgiev nuk arriti të mbante dot mbi supe peshën e sulmit te “djemtë e detit”, teksa në 15 javë kampionat ka arritur të tundë rrjetën vetëm 4 herë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *