Zyrtare/ Një tjetër talent shqiptar transferohet në Serinë A, 17-vjeçari shqiptar lë Bajernin për Italinë

Tashmë është zyrtare. Arijon Ibrahimoviçi është lojtari më i ri i Frozinones. Mesfushori 17-vjeçar ka lënë Bajernin e Mynihur për të provuar veten në një nga kampionatet më të fortë të Europës. Klubi Frozinone ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare në “Twitter” se Ibrahimoviçi do të jetë pjesë e tyre në formë huazimi për një vit.

Ndërkohë italianët kanë të drejtën e blerjes për 3.5 milionë euro. Mesfushori i talentuar bëhet lojtari i radhës shqiptar që i shtohet Serisë A, teksa përpara tij pjesë e elitës së Italisë u bënë edhe  Kalaj, Cuni, Shpendi e Ramadani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *