Pas Xhuliano Skukës, një tjetër lojtar shqiptar bëhet pjesë e Mariborit. Behar Fetahi ka firmosur sot për tre vite me klubin e njohur slloven. Lojtari 20-vjeçar ishte pjesë e Voska Sportit në Maqedoninë e Veriut, ku edhe ra në sytë e vëzhguesëve të Mariborit.
Një hap i rëndësishëm në karrierën e Fetahit, që tani ka mundësinë të provojë veten në një kampionat më të fortë. Sulmuesi 20-vjeçar do të rivalizojë me Xhuliano Skukën në repartin e avancuar të klubit të njohur slloven./Halit Delibashi-Sport Ekspres/