Zyrtare/ Një sulmues krahu për tre vitet e ardhshme, Kukësi prezanton 22-vjeçarin e ardhur nga Maqedonia e Veriut

Kukësi ka prezantuar ditën e sotme afrimin më të ri në skuadër. Bëhet fjalë për një sulmues krahu, i cili ka firmosur me verilindorët për 3 vitet e ardhshme. Jakup Berisha është 22-vjeçari që do të vihet në urdhërat e Skënder Gegës. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi i Kukësit përmes faqes zyrtare në “Facebook“. Berisha ka një eksperiencë të mëparshme në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ku ka luajtur për Shkëndijën e Tetoës, Shkupin, Vardarin dhe së fundmi Pelisterin.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Jakup Berisha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi i krahut ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. Sulmuesi 22-vjeçar vjen nga kampionati maqedonas, ku së fundmi ishte pjesë e Pelister. Në të shkuarën, Berisha ka luajtur edhe me ekipe si Shkëndija e Tetovës, Shkupi e Vardari ndërsa ka qenë edhe pjesë e moshave të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Jakup”, njofton klubi i Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online