Zyrtare/ Një kapitull i ri për Hysajn, mbrojtësi shqiptar transferohet në Serinë C

Daniel Hysaj nis tashmë një kapitull të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi 19-vjeçar ka vendosur të provojë veten në futbollin profesionist. Lojtari, i cili është edhe kushëriri i kapitenit të Kombëtares, Elseid Hysajt, ishte pjesë e moshave të Napolit, por këtë sezon dëshiron të luajë në futbollin e vërtetë, atë të të rriturve.

Daniel Hysaj është transferuar në radhët e Tarantos në Serinë C. Formula e transferimit është ajo e huazimit për një sezon. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi Taranto përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *