Zyrtare/ Nisin lëvizjet e futbollistëve drejt Kosovës, Llapi njofton marrëveshjen me Ardit Peposhin

Edhe kjo merkato e verës ashtu siç ka ndodhur edhe më herët, do të sjellë bashkëpunimin e madh në tregun mes Shqipërisë dhe Kosovës. Lojtarët që lëvizin brenda së njëjtës trevë e kanë këtë si mundësinë më të mirë për të nisur një eksperiencë të re. Një tjetër futbollist ka shkuar për të provuar aventurën në Kosovë nga Superiorja dhe zyrtarizimi ka ardhur gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për Ardit Peposhin, mbrojtësi i krahut të majtë që dha së fundmi një kontribut të madh me Bylisin duke realizuar 2 gola dhe 4 asistime. Më herët Peposhi ka luajtur për Tiranën me të cilën fitoi Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, por edhe me ekipe si Teuta, Korabi dhe Kukësi Marrëveshja e re me Llapin ka kontratë 1 vjeçare, duke kërkuar që të shihet performanca e dhënë dhe më pas të flitet për vazhdimësinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online