Kamza kërkon që edhe këtë sezon të jetë një “kockë e fortë” për të gjitha skuadrat në Superiore. Merkato e bërë e tregon më së miri diccka e tillë. Jo vetëm lojtarë me eksperiencë, por edhe të rinj me perspektivë.
I fundit që zyrtarizohet është sulmuesi anësor Niko Zisi. Vjet ai spikati me Bylisin dhe për të kishte oferta të shumta, por Kamza ka qenë klubi që i ka bindur ballshiotët ta lënë të lirë. Nuk dihet mbi ccfarë bazash është bërë marrëveshja, por e sigurt është që drejtuesit i kanë vënë nën urdhra Devollit një lojtar mjaft cilësor.
“Niko Zisi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin. Zisi vjen nga skuadra e Bylisit dhe ishte një ndër lojtarët më të kërkuar në kampionatin tonë”, shkruhet njoftimin e Kamzës. Zisi vjen me Bylisin arriti të shënojë nëntë gola, ndërkohë që ky sezon do të jetë i pari për të në Superiore. Në të Parën ka luajtur edhe për Elbasanin.