Zyrtare/ “Nga sot jam lojtari i lirë”, Luftëtarit i largohet më i rëndësishmi i skuadrës

Teksa jemi në merkaton e dimrit, në Superiore kanë nisur zhvillimet e reja sa i përket ndryshimeve që po bëjnë skuadrat. Vetëm pak minuta më parë është Realdo Fili që ka zyrtarizuar largimin nga Luftëtari.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” shkruan qartësisht: “Nga sot jam një lojtar i lirë dhe i hapur për bashkëpunime të reja”. Sulmuesi 23-vjeçar ka bërë diferencën te Luftëtari edhe në kohërat e vështira. Megjithatë së fundmi mori një dënim nga klubi duke u dërguar në ekipin B për disa mosmarrëveshje me tifozët. Tashmë pritet kalimi i tij në ndonjë skuadër që ka objektiva si Europa në Superiore, por pa harruar edhe Gentian Mezanin në Kosovë, që asnjëherë nuk i shpëtojnë nga duart këto situata. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online