Zyrtare/ Nga Skënderbeu në SHBA, mesfushori i bardhekuqve prezantohet te Miami FC

Klubi Miami FC ka prezantuar ditën e sotme afrimin e tij më të ri. Bëhet fjalë për Dennis Dowouna-n. Lojtari ganez kalon nga Skënderbeu në SHBA, ku do të luajë në ligën e dytë të kampionatit amerikan. Futbollisti 21-vjeçar ka luajtur për dy vite në Superiore, ndërsa tani është gati të përjetojë një eksperiencë të re në karrierën e tij.

“Miami FC njoftoi të hënën nënshkrimin e ndërkombëtarit ganez Dennis Dowouna, i cili do t’i bashkohet nga klubi i ligës së parë shqiptare, KF Skenderbeu deri në vitin 2023, në pritje të miratimit të ligës dhe federatës.

Mesfushori mbrojtës 21-vjeçar është një tjetër perspektivë e re e nënshkruar nga MFC gjatë jashtësezonit. Ai kaloi dy vjet në divizionin më të lartë të Shqipërisë, Kategoria Superiore, duke veshur uniformën e KF Skenderbeut në 45 raste. Dowouna luajti gjithsej 2,510 minuta dhe madje shënoi një gol në sezonin 2020/21“, shkruan klubi amerikan në njoftimin e bërë në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online