Shtohet interesi nga Anglia për Muriqin, tani e kërkon edhe “i çmenduri“ Bielsa në Premier League

Vedat Muriqi është një nga lojtarët që Igli Tare kërkon ta sistemojë në një skuadër të re gjatë kësaj merkatoje të janarit. Interesi për “piratin“ është shtuar së fundmi, ndërsa sirenat bien përsëri nga Anglia. Por këtë herë në ndryshim nga Hull City, ekipi që ka shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit shqiptar luan në Premier League.

Bëhet fjalë për Leeds United. “LaLazioSiamoNoi.it” raporton se Muriqi kërkohet nga ekipi i drejtuar nga “i çmenduri” Marcelo Bielsa, që deri më tani nuk i ka pasur marrëdhëniet e mira me golin. Megjithatë formula e transferimit është ajo e huazimit të përkohshëm, ndërsa në krahun tjetër Lazio dëshiron ta shesë përfundimisht shtatlartin shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online