Zyrtare/ Në janar e tentoi edhe Vllaznia, në Austri e largojnë Bekim Balajn dhe e japin si…”dhuratë”

Bekim Balaj ka mbyllur një sezon tërësisht të dështuar me Sturm Graz në Austri. Sulmuesi shqiptar do t’i bashkohej kësaj skuadre në verën e vitit 2019 pasi la Akhmat Grozny, ndërsa arriti që të shënonte vetëm 3 gola në 26 ndeshjet e zhvilluara deri tani.

Padyshim që Balaj nuk arriti t’i përmbushte në asnjë moment pritshmëritë që kishin drejtuesit e klubit, ndërsa së fundmi kishte përfunduar si zgjedhje e dytë. Së fundmi është drejtori sportiv i Sturm Graz, Andreas Schicker, i cili u shpreh se Bekim Balaj do të largohet në fundin e sezonit dhe nuk do t’i rinovohet kontrata.

Kjo e fundit skadon menjëherë pas mbylljes së këtij sezoni dhe Balaj do të dalë si lojtar i lirë. Pra klubi i ardhshëm nuk do i duhet që të pagujë në Austri për kartonin e sulmuesit shqiptar. Por nga ana tjetër ka shumë dyshime se cila skuadër do të jetë e gatshme të afrojë lojtarin 30-vjeçar që vjen me statistika të dobëta. Vllaznia tentoi që të afronte në merkaton e janarit, por presim që të kemi zhvillime të tjera pas mbylljes së këtij kampionati duke parë edhe ecurinë e shkodranëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *