Zyrtare/ Ndërpreu kontratën para kohe me Kukësin, Rroca prezantohet te klubi i ri

0

Eduart Rroca i ka dhënë fund aventurës së tij te Kukësi për t’i hapur rrugë një tjetre në karrierën e tij. Verilindorët njoftuan ditën e sotme ndarjen me lojtarin e tyre. Kontrata mes palëve përfundonte në janari ne ardhshëm, por është gjetur gjuha e përbashkët për ta ndërprerë përpara kohe.

E ardhmja e mesfushorit është Turqia. Rroca do të luajë për skuadrën e Kategorisë së Parë, Istanbulspor, për të cilët ka hedhur firmën në një kontratë që e mban në Stamboll për 2 vite. Po ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi nga ana e klubit turk, që e ka prezantuar përforcimin e ri në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.