Emiljano Musta ishte largimi i radhës ditë ne djeshme nga radhët e Kukësit. Lojtari i ka dhënë fund bashkëpunimit me verilindorët, me të cilët ka ndërprerë kontratën për të vijuar karrierën e tij diku tjetër. Megjithatë futbollisti shqiptar ndërron skuadër por jo kampionat, pasi do të vazhdojë të mbetet pjesë e Kategorisë Superiore.
Është pikërisht klubi i Laçit ai që ka siguruar firmën e Emiljano Mustës. Kurbinasit zyrtarizojnë në faqen e tyre përforcimin më të ri për sezonin e ardhshëm, ku synojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës, objektiv të cilin e kanë çdo kampionat. Ndërkohë lojtari i krahut të majtë mbart me vete një eksperiencë të gjerë në futbollin shqiptar, teksa ka mbajtur veshur fanellën e skuadrave të njohura si Elbasani, Partizani, Teuta, Flamurtari dhe Kukësi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/