Ishte kryer prej muajsh, por deri tani mungonte zyrtarizimi, që ka ardhur sot nga faqja zyrtare e Ligës të Serisë A: Pepe Reina dhe Ivan Striniç janë që sot pjesë e Milanit.
Reina mbush 36 vjeç në gusht dhe është transferuar te Milani falas, pas përfundimit të kontratës me Napolin. Edhe pse veteran, Reina ka pasur një rendiment të shkëlqyer dhe nuk është çudi që Milani ta planifikojë titullar, nëse i vjen ofertë joshëse për Donarumën.
Ndërkaq, Striniç ishte pjesë e Sampdorias sezonin e shkuar (u ble për 2 milionë euro nga Napoli), duke e nisur shumë mirë, por nuk pranoi të rinovonte dhe prej janarit Samp e aktivizoi shumë pak. Kroati i dha fjalën Milanit dhe paraqitjet e tij të mira në Kupën e Botës me Kroacinë kanë treguar se klubi kuqezi ka pasur nuhatje të mirë, sepse 30-vjeçari është një opsion shumë i mirë, sepse mbrojtësi i majtë shton alternativat në krah.