Zyrtare, Milani pushon nga puna Montelën

Ishte në ajër prej kohësh, por tashmë vjen edhe zyrtarizimi: Milani dhe Vinçenco Montela nuk do të vazhdojnë më së bashku, pasi trajneri pushohet nga puna. Barazimi 0-0 ndaj Torinos ka qenë pika që ka bërë që të derdhet gota, sepse edhe para atij takimi ecuria e Milanit ka qenë mediokre, me ndeshje shumë të dobëta dhe 6 humbje në kiampionat, një bilanc i frikshëm, shumë më i dobët se ai i viteve të fundit, kur mungonin investimet.

Vetëm 20 pikë në 14 ndeshje, 11 pikë më pak se Roma e vendit të katërt, që ka edhe një ndeshje më pak. Tashmë të gjithë e shohin që e ardhmja e Milanit është e zymjtë dhe vetëm triumfi në Europa League shpëton sezonin, por me lojën që bën Milani aktualisht, shanset janë zero edhe në Europë.

Eksperimente pa fund, një formacion që ndryshon çdo javë, mosgjetja e vendit të duhur për lojtarë si Andre Silva apo një mbrojtje që nuk funksion, të gjitha peshojnë mbi Montelën.

Për momentin drejtimin e merr Xhenaro Gatuzo, trajneri i të rinjve, i cili ka shansin e madh të provohet te Milani i tij, në pritje që të gjendet një emër me peshë, ndoshta Antonio Konte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *