Milani ka zyrtarizuar sot afrimin e parë në merkato. Kuqezinjtë e kanë nisur merkaton e tyre nga porta. Klubi italian ka prezantuar përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale Marko Sportielon.
Ish-portieri i Atalantës vjen në Milano si lojtar i lirë dhe ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me ngjyrat kuqezi deri në vititn 2027. Sportielo do të jetë i dyti në hierarkinë e portierëve, teksa Menjo është zgjedhja e parë e Piolit për katërkëndëshin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/