Zyrtare/ Milani do të projektohet nga dora e Piolit, palët firmosin marrëveshjen e re

Stefano Pioli e ka ngritur Milanin në nivelet më të larta të futbollit italian. Pas një periudhe të errët të klubit, trajneri italian diti si të formojë një grup konkurues, që sezonin e shkuar fitoi edhe titullin kampion në Serinë A. Puna e mirë është shpërblyer. Dora e Piolit do të jetë ajo që do të projektojë Milanin edhe për 3 sezonet e ardhshme. Përmes një komunikate  në faqen zyrtare të klubit, kuqezinjtë njoftojnë se kanë firmosur një marrëveshje të re me Stefano Piolin, i cili do të jetë kështu trajner deri në verën e vitit 2025.

“AC Milan dhe Stefano Pioli vazhdojnë së bashku. AC Milan është i lumtur të njoftojë se Stefano Pioli ka zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2025. Pasi kanë filluar këtë rrugë të virtytshme, e cila çoi në titullin e Serie A 2021/22, AC Milan dhe Stefano do të vazhdojnë të punojnë në këtë projekt ambicioz që pasqyron historinë dhe vlerat e klubit”, ka komunikuar klubi i Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online