Zyrtare, Milani blen sulmuesin italian të Premier Ligës

Milani kërkon një sulmues klasi, por duket se do të mjaftohet me Andre Silvën, pasi emra të tjerë në treg nuk ka, me shifra normale.

Për këtë arsye, klubi kuqezi krejt papritur ka mbyllur sot blerjen e Fabio Borinit, sulmuesit që në dy sezonet e fundit ka luajtur te Sandërlendi, klub që këtë vit ra nga Premier Liga.

Italiani u transferua në vitin 2012 nga Roma te Liverpuli për 13.3 milionë euro, por nuk shpërtheu dot dhe shkoi te Sandërlendi fillimisht në huazim e pastaj përfundimisht.

26-vjeçari ka pasur një karrierë plot dëmtime, ndaj duket çudi që Milani ka vendosur t’i besojë, por vetëm në huazim një-vjeçar, me detyrim blerjeje, operacion që duhet të mbyllet sot ose nesër për 5-6 milionë euro, por natyrisht me vendimin që do të jepet vetëm pas kontrolleve mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *