Zyrtare/ Merr fund pritja, Ardian Ismajli firmos për 3 vite në Serie A

Tashmë pritja ka marrë fund. Ardian Ismajli është futbollisti më i ri I Spezias. Shqiponjat, siç edhe quhet ndryshe klubi italian, kanë prezantuar zyrtarisht afrimin e mbojtësit të Kombëtares shiptare. Lojtari kuqezi ka shkëlqyer me fanellën e Shqipërisë si dhe me atë të Hajdukut të Splitit. Një vend në formacionin e javës u kthye në një rutinë për Ismajlin në Kroaci dhe tani ishte gati për të hedhur hapin cilësor.

Mbrojtësi 24-vjeçar do të jetë pjesë e klubit të Spezias për 3 vitet e ardhshme. Kjo është hera e parë për Ardian Ismajlin që do të luajë në një nga kampionatet më të forta të botës, si Serie A. Ndërkohë numri i shqiptarëve në elitën e futbollit italian sa vjen e shtohen, pasi shumë emra të Kombëtares shqiptare zhvillojnë karrierën në të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online