Zyrtare/ Merkatoja lihet në duart e një femre, Tirana prezanton drejtoreshën sportive

Tirana ka zyrtarizuar sot drejtoreshën e re sportive. Edonisa Aliu është personi që do të kryejë këtë detyrë në ekipin e femrave. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi bardheblu në faqen zyrtare në “Facebook”. Aliu e njeh mjaft mirë futbollin e femrave, teksa në të shkuarën ka qenë protagoniste në fushën e lojës me Feronikelin.

“Klubi i Futbollit Tirana Femra prezanton drejtoreshën sportive të skuadrës. Edonisa Aliu do të jetë përgjegjëse për merkaton e ekipit femra bardh’ e blu. Ish kapitenja e Feronikelit në futbollin e femrave merr kështu detyrën e rëndësishme të drejtoreshës sportive ne klubin KF Tirana Women”, ka njoftuar klubi Tirana./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online