Zyrtare/ Merkato e verës kthehet në të vjeshtës, në Itali miratojnë datat e reja për tregun e lojtarëve

FIGC në Itali është mbledhur ditën e sotme ku kanë marrë vendime të rëndësishme për futbollin italian. Temë diskutimi ka qenë edhe datat e merkatos së lojtarëve, e cila për shkak të pandemisë do të ndryshojë nga më parë. Kështu merkatoja e verës do ia lërë vendin vjeshtës, teksa do të nisë më 1 shtator për të përfunduar më 5 tetor të këtij vit.

Ndërkohë sa i përket asaj dimërore data e fillimit do të jetë 4 janari, ndërsa data 31 e po atij muaji do të shënojë edhe mbylljen e mundësive për klubet të afrojnë lojtarë të rinj. Gjithashtu vendime të tjera të marra nga FIGC kanë qenë edhe ato në lidhje me mbylljen e Serie A në rast të një ndërprerje tjetër, duke miratuar fazën “play off“ dhe “play out“ për të dhënë verdiktin përfundimtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online