Një transferim i papritur vjen për mesfushorin shqiptar, Eris Abedini. Ky i fundit ka qenë pjesë e ekipeve zvicerane si Lugano, Chiaso, Winterthur e Wil. Së fundmi ka arritur që të nënshkruajë një kontratë për tre sezone me Granadan. Pra me ekipin e La Liga-s që do të marrë pjesë edhe në grupet e “Europa League”. Por fillimisht Abedini do t’i bashkohet ekipit të dytë, atje ku duhet të tregojë vlerat e tij për të bërë kalimin në ekipin e parë.
Kjo është një arritje e madhe sa i përket lojtarit 22-vjeçar që nuk ka bërë bujë të madhe me performancat e treguara për të menduar një kalim të tillë. Këtu del në pah puna fantastike e menaxherëve të kompanisë “Fiarsport”, të cilët kanë për detyrë që të sigurojnë të ardhmen e lojtarit të Kosovës U-21. /Sport Ekspres/
? El #RecreativoGranada incorpora a Eris Abedeni#CanteraNazaríhttps://t.co/xGIigGm0WS
— Granada C.F. Cantera (@CanteraNazari) October 3, 2020