Gjimshiti mund ta lërë sërish në stol, Kjaer humb kuptimin e fjalëve dhe e cilëson arritje “Europa League” për Milanin

Simon Kjaer, është pikërisht ky mbrojtësi që po mban prapavijën e Milanit, duke marrë një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla. Mbrojtësi danez nuk kënaqet me pak dhe kërkon që ta shoh skuadrën e tij duke mbërritur suksese.

Në intervistën e dhënë pasi skuadra italiane e mundur Rio Aven në “ruletën ruse”, duke mbërritur në grupet e “Europa League”, Kjaer zgjedh që ta teprojë shumë me fjalët e thëna, që e humbasin sensin e tyre:

“Ne jemi Milani dhe duhet ta fitojmë “Europa League” pasi jemi një nga skuadrat më të mëdha në botë. Gjithmonë kam qenë modest, por që kur kam ardhur këtu, nuk erdha për të qenë një lojtar më shumë, por për të qenë lideri i këtij grupi”, tha Kjaer. Ajo që duhet nënvizuar në këtë rast është fakti se kur Milani përmendet për kohën e tij të artë, atëherë nuk mund të diskutohet fitimi i “Europa League” për kuqezinjtë, por vetëm “Championsi”.

Ndoshta edhe vetë fakti Kjaer ka përfunduar me vendin e titullarit të padiskutueshëm te Milan tregon se ky ekip nuk mund të jetë nga më të mëdhenjtë në botë aktualisht me rezultatet, përtej historisë që flet vetë. Kjaer është larguar nga Atalanta pasi u mor nga ekipi i Bergamos si zgjidhje e parë për mbrojtjen dhe Gjimshiti do të ishte zëvendësuesi i tij.

Por trajneri Gasperini zgjodhi që t’i besonte mbrojtësit shqiptar dhe Kjaer do të largohej nga Atalanta pasi nuk kishte asnjë hapësirë të vetme. Tanimë lojtari i Kombëtares po kërkohet edhe nga Milani, atje ku do të kishte një tjetër duel me Kjaer, ku me shumë mundësi do ta ulte sërish në pankinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online