Zyrtare, Maqedonia na çon në Strumica

Ndeshja kualifikuese e Botërorit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë më 5 shtator do të luhet në Strumica, siç raporton gazeta ” Makedonski Sport”.

Sipas të përditshmes maqedonase, UEFA pranoi kërkesën e bërë nga FFM, duke aprovuar zhvillimin e ndeshjes kualifikuese në Strumica, që është qyteti më i largët lindor nga Shqipëria dhe ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë. Kontrollet e kryera nga inspektorët e UEFA-s kanë rezultuar pozitive dhe fusha, siguria e ambientet e brendshme janë brenda normave, siç u pa edhe në finalen e Kupës së Maqedonisë, një muaj më parë.

Gjithashtu, të enjten që kaloi në stadiumin “Mladost” luajti edhe Shkëndija e Tetovës, që fitoi 3-0 përballë Daçias në turin e parë kualifikues të Europa League.

Vendimi shihet më tepër si një mënyrë për të penalizuar tifozët shqiptarë, pasi nëse ndeshja do të luhej normalisht në Shkup, me siguri që stadiumi do të mbushej me ngjyrat kuqezi.

Edhe vetë kombëtarja maqedonase do të qëndrojë në Shkup dhe vetëm një ditë para ndeshjes do të spostohet në Strumica, për një seancë stërvitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online