Zyrtare/ Luiz Nani lë Amerikën dhe rikthehet në Europë, ekipi i Serisë A surprizon me goditjen në merkato

Luiz Nani i ka dhënë fund eksperiencës së tij në Amerikë. Portugezi ka lënë skuadrën e Orlando City-t pas tre sezonesh për tu rikthyer përsëri në Europë. Madje edhe pse në moshën 35-vjeçare ish-lojtari i Manchester United-it nuk i thotë “jo” sfidave.

Venecia ka surprizuar të gjithë me goditjen e bërë në këtë merkato dimërore, ku ka arritur marrëveshjen me Nanin, i cili vjen me parametra 0 dhe do të luajë deri në fund të sezonit të ardhshëm. Skuadra italiane u ngjit këtë sezon pas një mungese të gjatë prej shumë vitesh në Serinë A dhe lojtari portugez do të jetë një ar.më e shtuar për lu.ftën për mbijetesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *