VIDEO/ Kaos në Kupën e Afrikës! Lojtari i Ganës gjuan me gr.usht kundërshtarin dhe fshihet, e nxjerrin forcat e sigurisë për t‘i dhënë të kuqin

E pabesueshme është ajo që po ndodh në Kupën e Afrikës. Një kompeticion ky që është kthyer në qendër të vëmendjes, por fatkeqësisht jo për futbollin e luajtur në fushë. Ndeshja e sotme mes Ganës dhe Gabonit është mbyllur mes kaosit. Këta të fundit kanë barazuar shifrat në minutën e 88 dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga rivalët.

Tetteh nuk i ka përmbajtur dot nervat dhe ka goditur me gr.usht kundërshtarin, i cili menjëherë është shtrirë përtokë. Lojtarët e të dyja skuadrave janë afruan pranë ngjarjes dhe janë shtyrë fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa Tetteh është fshehur në dhomat e zhveshjes. Megjithatë arbitri nuk mund ta toleronte një veprim të tillë, prandaj ka dërguar forcat e sigurisë ta nxjerrin përsëri në fushën e lojës në mënyrë që ta ndëshkonte me karton të kuq./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online