Gerard Pique ka bërë një njoftim të papritur ditën e sotme. Mbrojtësi spanjoll ka zyrtarizuar se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. 35-vjeçari ka shpërndarë në kanalet e tij zyrtare në rrjetet sociale një video emocionuese, ku jep edhe lajmin për varjen e këpucëve në gozhdë.
Në video shfaqen imazhe të tij që nga fëmijëria, duke theksuar faktin se gjithnjë është rritur me dëshirën për të qenë pjesë e Barcelonës. Ëndrrat e tij janë përmbushur dhe tashmë është momenti për t’u larguar. Pique ka konfirmuar se ndeshja e kësaj fundjave do të jetë e fundit për të në “Camp Nou“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Culers, us he de dir una cosa. pic.twitter.com/k3V919pm1T
— Gerard Piqué (@3gerardpique) November 3, 2022