Zyrtare/ Lorenc Trashi është lojtar i lirë, përfundon aventura në Lindjen e Mesme

Lorenc Trashi është zyrtarisht lojtar i lirë. Lajmin e ka përcjellë vetë futbollisti shqiptar përmes llogarisë së tij zyrtare në “Instagram”. Mbrojtësi i majtë u transferua në verën e vitit 2020 në Kuvajt, kur për 2 vite e gjysmë mbajti veshur fanellën e Al Qadsia-s. Trashi falenderon klubin për besimin e dhënë, ndërsa tashmë duhet të nisë punën për të gjetur ekipin e ri ku do të vazhdojë karrierën.

“Që nga sot nuk jam më lojtar i Qadsia SC. Dua të falenderon presidentin, stafin dhe tifozët për 2.5 vitet e shpenzuara këtu. Faleminderit Kuvajt”, shkruan Lorenc Trashi. Tashmë lojtari shqiptar është një mundësi e mirë edhe për kampionatin shqiptar, pasi ngjasat janë të mëdha për një rikthim të  tijin në Shqipëri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online