“Eksperienca është e vetmja pikë ku mund të kapen”, Plori është optimist për Silvinjon: Ka dëshirë për të bërë mirë

Elvis Plori ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”. Trajneri shqiptar ka komentuar emërimin e Silvinjos në rolin e kreut të pankinës së Kombëtares shqiptare. Plori është optimist për zgjedhjen e re brazilianit, për të cilin shprehet se është i paragjykuar për shkak të mungesës së eksperiencës si trajner i parë.

“Më duket një zgjedhje e mirë, sepse kanë plotësuar shumë dëshira në Shqipëri. Është pak i paragjykuar për sa i përket eksperiencës. Ky diskutim është një pikë ku mund të kapen. I përshtatet Kombëtares sonë. Një Kombëtare me elementë të rinj kërkon një trajner të ri dhe me energji të reja. Është edhe entuziasmi i Silvinjos dhe dëshira për të bërë mirë.

E mbaj mend shumë mirë si sportist. E mbaj mend shumë mirë kur ka luajtur te Barcelona. Ka pasur lidhje shumë të forta me Europën. Jo vetëm si futbollist, por edhe si trajner, pasi ka qenë ndihmës i Mançinit te Interi”, ka thënë Elvis Plori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online