Zyrtare/ Lojtari shqiptar nënshkruan kontratë profesioniste me Bajernin e Mynihut: Jemi të bindur në zhvillimin e tij

Erblin Osmani ka zgjatur kontratën e tij me Bajernin e Mynihut. Mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e bavarezëve deri në verën e vitit 2029. Kontrata e tij do të kthehet automatikisht në profesioniste sapo lojtari 17-vjeçar të arrijë moshën 18 vjeç.

“Erblini është vendas i Mynihut dhe një talent i vërtetë vendas i FC Bajernit. Ai tashmë ka debutuar me ekipin tonë të parë dhe ne jemi të bindur për potencialin e tij të mëtejshëm të zhvillimit. Jemi të kënaqur që Erblini do të ndërmarrë edhe hapat e mëtejshëm me ne”, ka thënë Johen Sojeri, Drejtori i Zhvillimit të të Rinjve në klubin e Bajernit të Mynihut./Sport Ekspres/