Zyrtare/ Lojtari shqiptar firmos kontratën në Premier League, drejtori sportiv: Ka një potencial të madh

Futbollisti shqiptar, Meritan Shabani ka firmosur ditën e sotme kontratën e re me klubin e Ulverhempton që luan në Premier League. Mesfushori me tipare sulmuese është bashkuar me skuadrën angleze që në gusht të vitit 2019, duke bindur drejtuesit që t’i ofrojnë rinovimin deri në 2023. Talenti 21-vjeçar ka lënë përshtypje të mira në radhët Ulvs, teksa stërvitet përherë me ekipin e parë, si dhe në dy ndeshjet e fundit është shpërblyer nga trajneri duke e thirrur në pankinë. Pas hedhjes së firmës në kontratë, drejtori sportiv i klubit anglez, Skot Sellar, shprehet:

“Meritani është një lojtar me shumë potencial. Ai është në stolin e ekipit të parë për momentin, dhe ne besojmë se ai është një lojtar i cili duhet të shpërblehet për qëndrimin dhe angazhimin e tij. Ne e dimë se si ai fatkeqësisht mori një dëmtim të rrezikshëm kur bëri debutimin për ekipin e parë vitin e kaluar, por gjatë periudhës së rehabilitimit, qëndrimi i tij ka qenë fantastik. Në shfaqjet e tij për nën-23 ??vjeç që kur u kthye nga dëmtimi, ai me të vërtetë ka filluar të vendoset përsëri në Meritanin që të gjithë e njohim. Por tani, është një periudhë e madhe për të. Ai ka shansin të luajë për nën 23 vjeç, si dhe të stërvitet dhe të jetë në stol për skuadrën e ekipit të parë, kështu që do të ketë shumë mundësi që Meritani të vazhdojë të zhvillohet si lojtar”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online