Zyrtare/ Lojtari shkodran rikthehet në shtëpi, Ardit Krymi vishet sërish kuqeblu

Ardit Krymi rikthehet në Shkodër. Mesfushori shqiptar ishte pjesë e Shakhtjor Soligorskit në Bjellorusi, ku vitin e shkuar u pozicionua në vendin e parë në renditje, por Federata vendosi t’i hiqte titullin kampion pas akuzave për trukime të ndeshjeve. Krymi ka vendosur të kthehet përsëri në “Loro Boriçi”, në të cilin do të luajë për dy sezonet e ardhshme. Lajmin e përcjell vetë klubi Vllaznia përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“Ardit Krymi rikthehet në shtëpi. KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ardit Krymi për ta veshur pas një viti shkëputje sërish me fanellën kuqeblu. Ai do të jetë për 2 vitet e ardhshme pjesë e jona. Mirë se erdhe Ardit”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online