Në zyrën e klubit ta Vllaznisë ka mbërritur ftesa e Kombëtares së Togos për lojtarin Nyavedji. Përfaqësuesja afrikane do të luajë 3 takime miqësore përgjatë muajit qershor, ku dëshiron të ketë në dispozicion edhe futbollistin e kuqebluve. Lajmin e përcjell vetë ekipi shkodran, që njofton për thërritjen në Kombëtare të Nyavedji-t, por nga ana tjetër i ka bërë të qarta kushtet Federatës së Futbollit të Togos.
Më 30 maj luhet finalja e Kupës së Shqipërisë dhe te Vllaznia nuk dëshirojnë firo në këtë datë të rëndësishme për ta. Për këtë arsye kuqeblutë nuk e lëshojnë lojtarin tyre deri në këtë datë. Pasi të zhvillojë finalen me shkodranët, Elom Nyavedji do të ketë mundësinë të udhëtojë drejt Turqisë për t’ju bashkuar Kombëtares së Togos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/