ZYRTARE/ Lojtari i Shqipërisë U-19 largohet nga Lyon për të firmosur në Portugali: Më pritën shumë mirë, njerëz të mrekullueshëm

Artion Ramaj ka marrë një vendim të ri për karrierën e tij. Mesfushori 18-vjeçar është larguar nga shkolla e futbollit të Lionit për të firmosur në Portugali me Vizelan. Kontrata e tij është firmosur deri në vitin 2025. Ndërkohë sipas njoftimit të klubit portugez, fillimisht Ramaj do të ndihmojë ekipin e U-19 dhe U-23 të Vizelës, derisa të bind trajnerin e parë që ta thërrasë për të luajtur.

Futbollisti i Shqipërisë U-19 është shprehur shumë i lumtur për mënyrën sesi e kanë pritur dhe beson se kjo ishte lëvizja e karrierës për të. “U ndjeva shumë mirë. Të gjithë u treguan shumë të mirë me mua, pashë njerëz të mrekullueshëm dhe struktura e klubit apo kushtet e punës më kënaqën shumë. Vizela është një klub i mirë, mendoj se do të më shtojë shumë vlera që të rritem dhe të luaj në nivel profesional”, tha Ramaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online