Zyrtare/ Lëvizje surprizuese e Ndriçim Shtubinës, lë Vllazninë dhe shkon në Kategorinë e Parë

Ndriçim Shtubina ka vendosur për të ardhmen e tij në sezonin e ardhshëm. Futbollisti shkodran ka përfunduar bashkëpunimin e tij me Vllazninë, ndërsa surprizon disi me lëvizjen e bërë në merkato. Mesfushori që ka një eksperiencë të gjatë në elitën e futbollit shqiptar vendos t’i bashkohet klubit të Kategorisë së Parë.

Është Egnatia skuadra me të cilën Shtubina ka hedhur firmën në kontratë. Ekipi nga Rrogozhina kanë synime për të ndërtuar një projekt serioz për të zhvilluar futbollin e tyre. Stadiumi me kushte modern që planifikohet të ndërtohet meriton edhe një skuadër që luan në Superiore dhe pikërisht kjo e fundit është edhe dëshira e rrogozhinasve.

Një trajneri të njohur si Gugash Magani iu besua timoni i klubit për sezonin e ardhshëm, ndërsa tashmë projektit i shtohet edhe një lojtar mjaft cilësor si Ndriçim Shtubina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online