Zyrtare/ Lë Kukësin për Ligën e 4-t, mbrojtësi i verilindorëve prezantohet në klubin e ri

Olsi Teqja e ka përfunduar aventurën e tij te Kukësi për të nisur një tjetër në karrierën e tij. Mbrojtësi largohet pa trofe nga ky sezon që u luftua deri në fund te verilindorët. Megjithatë zgjedhja e tij befason paksa. Teqja ka lënë Kukësi për të shkaur në radhët e AS Beauvais Oise. Klubi francez e mbylli sezonin në vendin e fundit në Ligën e 4-t të Francës.

Vetë klubi njofton këtë lajm, ndërsa bën me dije se firma është siguruar që në qershor, por për hir të respektit për Kukësin vetë lojtari zgjodhi të mos bëhej publike më parë. Teqja ka mbërritur të hënën në Beauvais, ku është njohur edhe me ambientet e skuadrës dhe me shokët e ekipt.

“Nuk e njoh akoma qytetin, por me zor pres ta zbuloj. Përshtypjet e para për klubin janë të mira. Kur shoh ambientet e ASBO i them vetes se kushtet janë të përsosura për të luajtur një futboll të mirë. Këtu ka një plan për të ardhmen. Mënyra ime e të luajturit? Jam një lojtar i detyrës, që gjithmonë jep 100% në fushë”, ishin fjalët e para të Olsi Teqjas pas mbërritjes në klubin e ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online