ZYRTARE! Largohet trajneri serb i Legias së Varshavës që zbehu Ernest Muçin, zyrtarizohet një…austriak

Legia e Varshavës ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Austriaku Kosta Runjaic është tekniku i ri që do të drejtojë gjigantët polakë për sezonin e ardhshëm. Menjëherë i është ofruar kontrata dy vjeçare, ndërsa u mbyll marrëveshja e bashkëpunimit me teknikun serb, Vukovic.

Pavarësisht se ky i fundit e arriti objektivin për të mbijetuar në elitë pas nisjes dramatike të sezonit, drejtuesit e Legias nuk i besuan për vazhdimësinë. Një lajm i mirë ky që vjen veçanërisht për Ernest Mucin, që u zbeh jo pak nga serbi Vukovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *