Tirana e Orges Shehit është shpallur kampione e Superiores. Për më tepër, bardheblutë ia dolën që të triumfonin matematikisht në derbin kundër Partizanit. Ndërkohë në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës”, gazetarja Alba Kepi ka bërë edhe një fotografi të pazakontë.
Ajo është shfaqur në renditjen e Superiores teksa shihej diferenca e këtij sezoni mes dy ekipeve të kryeqytetit, për ta pasur si një kujtim të bukur. “Ky klasifikimi më pëlqen shumë. Tirana ka 10 pikë më shumë se vendi i dytë dhe është 18 pikë larg Partizanit. Kjo është fantastike”, tha Alba Kepi. /Sport Ekspres/