Zyrtare/ Largime pa nisur ende merkato, futbollisti shpall ndarjen me klubin e Laçit

Largimet në Laç nisin pa hyrë ende merkatoja e janarit. Braziliani Teko ndan rrugët me klubin kurbinas, teksa njofton në rrjetin e tij social se nuk do të jetë më pjesë e bardhezinjve. Mesfushori me tipare sulmuese lë Laçin pas një sezoni e gjysmë, duke kërkuar për një aventurë të re në karrierën e tij.

Lojtari 25-vjeçar këtë sezon ka humbur shkëlqimin e një sezoni më parë, ku ishte një nga elementet kryesore të skuadrës kurbinase. Diçka kjo që mund të ketë ndikuar në këtë ndërprjerje të bashkëpunimit me bardhezinjtë e Superiores, që kanë pasur një nisje kampionati jashtë pritshmërive.

“Do të doja të falenderoja KF Laçin, të gjithë drejtuesit dhe tifozët. Një klub të cilit pata nderin t’i vishja fanellën. I lumtur që isha pjesë e këtij klubi. Ju uroj të gjithëve sukses dhe një përqafim të madh”, ka shkruar Teko./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Teco Franca (@tecofranca95)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online