VIDEO/ “I mbyturi të mbyt”! E çuditshme nga Italia, ekipi “pa busull” fiton në transfertë ndaj Juventusit

“I mbyturi të mbyt”! Një shprehje që merr kuptim në në ndeshjen e sotme të Juventusit. E çuditshme është ajo që vjen nga Italia, teksa bardhezinjtë kanë marrë një humbje shokuese këtë mbrëmje. Befasia ka nisur që në minutën e 3-të, kur Vlahoviç shfrytëzon një kundërsulm dhe kalon Fiorentinën në avantazh. E si për të përkeqësuar edhe më shumë situatën vjen në ndihmë ai karton i kuq i marrë nga Kuadrado në minutën e 18.

Në disavantazh dhe me një lojtar më pak, fitorja duket e largët për bardhezinjtë. Ndeshja ka ruajtur të njëjtat shifra deri në minutën e 76, atëherë kur Aleks Sandro shënon një autogol dhe i dhuron kështu epërsinë me dy gola kundërshtarëve. E vetëm pak kohë më vonë ishte një ish-futbollist i Juventusit ai që gjen rrugën e rrjetës, Martin Kaseres.

Fiorentina rrëmben kështu një fitore 0-3 në transfertë ndaj “zonjës së vjetër”. Një 3 pikësh i papritur ky, teksa violët këtë sezon kanë qenë një ekip “pa busull” në kampionat. Fiorentina ka zhgënjyer javët e fundit në Serie A dhe e sheh veten në vendet e fundit të renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/cokgizliforvet/status/1341496154773741574

https://twitter.com/1Mchawmar/status/1341495504404946947

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online